Komandant Drini sot u nderua nga i gjithë qyteti i tij, Prizreni.
Veprën e Ekrem Hoxhës qytetarët do të mund ta nderojnë edhe para memorialit që u përurua këtë të premte në Prizren, njofton Klan Kosova.
Në këtë ceremoni morën pjesë edhe zyrtarë shtetërorë, komunalë dhe shumë qytetarë.
Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, tha se komandanti ka bërë shumë për qytetin e tij dhe çlirimin e vendit.
“Sot Prizreni po i jep mirënjohjen e merituar. Ai ishte simbol i luftës së UCK-së. Ai është frymëzim për gjeneratat e reja para dhe pas luftës”.
Djali i Ekrem Hoxhës, që mban nofkën e luftës Drini, tha se për nderimet që iu bënë babait të tij ndjehet tejet i lumtur.
Ky projekt komunës i kushtoi afër 140 mijë euro.
Komandanti i UÇK-së, i shpëtoi luftës, por u vra në vitin 2001 para shtëpisë së ti