Home / Lajme / Ta ndihmojmë Murrlanin nga Prizreni të ecë përsëri

Ta ndihmojmë Murrlanin nga Prizreni të ecë përsëri

Murrlan Asllani, 17 vjeçar nga Prizreni kishte pësuar një aksident në qershor të vitit të kaluar duke lënduar kurrizin, i cili aksident e la të palëvizshëm.

Pas intervenimit urgjent i cili nuk mund të realizohej në Kosovë, Murrlanit iu dha një shans i dytë për jetë nga mjekët në Shqipëri.

Nëna e Murrlanit, Gjylsyn Asllani ka thënë se lëndimi i kurrizit e la në karrocë, të palëvizshëm dhe në përballje të shumë betejave të përditshme.

“Sfida për të kthyer lëvizshmërinë e pjesshme në duar ishte e gjatë dhe e mundimshme, dhe të tilla janë shumë ditë. Të mësohesh me kufizime, të përkushtohesh aq shumë në terapi të përditshme, të mbetesh pozitiv e të ja dalësh përtej nuk është e lehtë”, ka thënë ajo.

Mirëpo, pas vlerësimit profesional të mjekëve të huaj për gjendjen shëndetësore të Murrlanit, atij po i jepet mundësia dhe shpresa që ta rikthej funksionalitetin e trupit të tij në gjendjen e mëparshme.

Shërimi i djaloshit 17 vjeçar mund të bëhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), dhe sipas gofundme.com për shërimin e tij kërkohen 120.000 dollarë.

Andaj familjarët e Murrlanit kërkojnë nga qytetarët të cilët kanë mundësi ekonomike ta ndihmojnë atë financiarisht përmes kësaj xhirollogarie bankare të nënës së tij, Gjylsyn Asllani: 1502001000010033, IBAN: XK05, SËIFT CODE: RBKOXKPR.

Por, mund ta kontaktoni edhe në këtë numër telefoni: +38349343934.

Më poshtë mund ta lexoni një përshkrim të jetës së Murrlanit para aksidentit, i bërë nga nëna e tij:

Para aksidentit Murrlani energjik, i buzëqeshur, kureshtar e gjithmonë pozitiv kënaqej me shoqëri, e cila edhe tash vazhdon ti qëndrojë pranë e për të cilën është shumë falënderues. Kënaqej duke kaluar kohën me familje dhe duke ndihmuar babain e tij në dyqanin e vogël në Prizrenin e bukur.

Murrlani e don leximin, e don kinemanë, i don shëtitjet, bisedat me motrën e tij të madhe Flakën dhe lojën me motrën e tij më të vogël Dëborën. I ka dashur dhe vazhdon ti dojë kafshët. Muzika ka luajtur gjithmonë rol të madh në jetën e tij dhe ai vijonte shkollën e muzikës për klarinet në kohën kur i ka ndodhur aksidenti.

Murrlani ishte notar premtues dhe medaljet e tija të shumta e përkujtojnë edhe në ëndrrën tjetër që u ndërpre vrazhdë nga aksidenti.

Përkujdesi ndaj Murrlanit është 24 orë dhe familja jonë po mundohet me çdo forcë të ndihmojë forcimin e tij dhe pavarësimin e tij të plotë.
Kjo dëshirë e jona e flaktë premton të përmbushet në spitalin e njohur TIRR Memorial Hermann, në Houston të SHBA-ve ku ka shpresë që djali ynë të qëndrojë sërish në këmbët e veta. Që familja jonë të rimëkëmbet. /Telegrafi/

Kerko gjithashtu

Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person afër Vërmices

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një …