Home / Lajme / Pastrohet Lumbardhi nga mbeturinat të cilat po i hedhin qytetarët e pandërgjegjshëm

Pastrohet Lumbardhi nga mbeturinat të cilat po i hedhin qytetarët e pandërgjegjshëm

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Eco-Regjioni” Sh.A. Prizren, përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në facebook, ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme është bërë përsëri pastrimi dhe largimi i mbeturinave në shtratin e Lumbardhit nga ekipet e kompanise së tyre.

Iniciativa të tilla kishte edhe para disa ditëve më parë nga vet qytetarët prizrenas të cilët pastruan Lumbardhin sidomos në pjesën e sipërme të qytetit në “Marash”

Shpeshherë individ të pandërgjegjshëm gjuajnë mbeturinat e tyre në lumë, veprim ky shumë I ultë. Kësaj radhe po ua sjellim disa fotografi, ku mund të shihni punëtorët e kompanisë Eko Regjioni, tek largojnë mbeturinat nga lumi./tvprizreni.net/

Kerko gjithashtu

Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person afër Vërmices

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një …