Home / Lajme / 14 vjeçarja tentoi të vetëvritet nga ura mbi lumin ‘Drini i Bardhë’, shpëtohet nga një kalimtar rasti

14 vjeçarja tentoi të vetëvritet nga ura mbi lumin ‘Drini i Bardhë’, shpëtohet nga një kalimtar rasti

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e Prizrenit, saktësisht në fshatin Gjonaj.

Një vajzë 14 vjeçare ka tentuar të vetëvritet, duke u hedhur nga ura mbi lumin ‘Drin i Bardhë’.

Vajza është arritur të shpëtohet duke u nxjerrë nga lumi nga një kalimtar rasti, derisa më pas është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit dhe gjendja e saj është stabile.

Rastin e ka konfirmuar edhe Shaban Osmanollaj nga Policia e Kosovës në Prizren.

“Po rasti ka ndodhur rreth orës 12:50 minuta, ku një 14 vjeçare ka tentuar të vetëvritet, por që nga një dëshmitarë rasti ka intervenuar dhe ka arritur ta nxjerrë atë nga lumi. E njëjta është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit dhe gjendja e saj është stabile. Poashtu ajo është kontaktuar edhe nga Qendra Sociale, por që ende nuk dihen arsyet që kanë quar deri në këtë situatë”, tha ai

Kerko gjithashtu

Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person afër Vërmices

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një …