Home / Lajme / Edhe Kompleksi i Sarajit të vjetër në Prizren në mbrojtje shtetërore

Edhe Kompleksi i Sarajit të vjetër në Prizren në mbrojtje shtetërore

Ruajtja e trashëgimisë kulturore, monumenteve dhe sipërfaqeve të trashëguara nga brezat e mëparshëm është një përgjegjësi e përbashkët kundrejt gjeneratave të ardhshme, andaj ky proces kërkon angazhim të veçantë nga ana e institucioneve të Kosovës, sado e vështirë që kjo mund të duket ndonjëherë, gjithashtu nuk duhet të mungoj as gatishmëria e secilit individ apo subjekt për t’u angazhuar në mënyrë të sinqertë ruajtën e të kaluarës sonë.Marr për bazë këtë fakt, gjatë këtij viti zyrtarët e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulture në Prizren, kanë pasur një angazhim maksimal që në kuadër të përmbushjes së obligimeve ligjore në kuadër të zbatimit të plani të punës të bëjnë identifikimin e shumë monumenteve apo tërësive të ansambleve me qëllim që atyre të ju jepet statusi i mbroj ligjor. Ndër shumë monumente të cilat gjatë këtij viti janë propozuar për të marr statusin e mbrojtur ligjor, është edhe Kompleksi i Sarajit të vjetër në Prizren.Kompleksi i Sarajit të vjetër ndodhet në kufirin më të skajshëm të anës jugore të Prizrenit dhe gjendet në kuadër të kompleksit të lagjes Nënkalaja, Pantelia dhe Potokmahalla , që janë në shtojcën e II-të, të Ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit. Sipërfaqja e këtij kompleksi është rreth 35 ha brenda të cilit janë disa ndërtesa që takojnë periudhave të ndryshme kohore.Në pjesën e parë të shekullit XIX Mahmud Pasha Rrotulla, ndërtoi kompleksin administrativ – rezidencial që njihej me emërtimin Saraji i Pashës. Shumë afër këtij kompleksi ka ndërtuar edhe një xhami në vitin 1828. Bazuar në një hartë të vitin 1913 dhe në disa foto nga fillimi i shekullit XX mësojmë se aty kanë qenë ndërtesa e sarajit, ndërtesa e administratës (uçumat), kazerma, ndërtesa e postë-telegrafit dhe xhamia.Kurse rreth 70m në lindje gjendet ish konsullata Austro-hungareze. Pas largimit të perandorisë Osmane dhe pas luftërave Ballkanike e Luftës së Parë dhe Dytë Botërore sikurse pjesët tjera të qytetit shumë ndërtesat në kuadër të saraji dëmtohen ose shkatërrohen në tërësi. Ato ndërtesa që arrijnë të mbijetojnë i nënshtrohen renovimeve dhe ripërdoren sërish. Mes dy Luftërave Botërore xhamia rrënohet pjesërisht dhe adaptohet në banjë për pjesëtaret e xhandarmerisë që shfrytëzonin kazermën e sarajit të cilin po ashtu e rinovojnë në vitin 1926. Në vitin 1929 ndërtohet Enti për ruajtjen e shëndetit që njihet si “Shtëpia Austriake” (nga ana e Austro-Hungarisë si dëm-shpërblim), por që fatkeqësisht me 08.02.2020 ajo u dogj në tërësi për shkaqe ende të panjohura deri më tani.Edhe ndërtesat e fabrikës së Farmakosit janë me vlerë dhe posedojnë elemente dhe pajisje origjinale të kohës së ndërtimit. Aty mund të shihet edhe evoluimi i teknologjisë në përpunimin e barnave dhe bimëve mjekësore krahas stilit ndërtimor karakteristik për periudhën kur ato janë projektuar dhe ndërtuar. Andaj është me interes ruajtja dhe prezantimi i këtyre ndërtesave që paraqesin trashëgimin tonë kulturore në kontinentet, ku secila nga ndërtesat paraqet vlerat kulturo-historike./PrizrenPress

Kerko gjithashtu

Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person afër Vërmices

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një …