Një aksident ka ndodhur në qytetin e Prizreni, kur drejtuesi i automjetit duke mos ju përshtatur kushteve të rrugës dhe lëvizjes ka humbur kontrollin dhe ka goditur bankinën dhe derën e hyrjes së parkingut.
Si pasojë e vet-aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime ka pësuar drejtuesi i veturës dhe 4 pasagjerët që ishin në veturë.
“I dyshuari mashkull kosovar derisa po drejtonte veturën e tij duke mos ju përshtatur kushteve të rrugës dhe lëvizjes ka humbur kontrollin dhe ka goditur bankinën dhe derën e hyrjes së parkingut.
Si pasojë e vet-aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime ka pësuar drejtuesi i veturës dhe 4 pasagjerët që ishin në veturë. Të lënduarve ju ofrohet tretmani mjekësor dhe më pas lirohen në shtëpi”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Indeksonline/