Policia e Kosovës është njoftuar dje se një person ka ushtruar disa herë dhunë fizike ndaj babait të tij.
Viktima (babai) e ka raportuar në polici djalin duke bërë të ditur para organeve kompetente se i njëjti e ka sulmuar fizikisht disa herë.
I dyshuari nuk gjendej në shtëpi dhe për momentin nuk dihet vendndodhja e tij.
Rasti po hetohet.
“ Viktima mashkull kosovar ka raportuar se në vazhdimësi ka mosmarrëveshje me djalin e tij i cili e ka sulmuar fizikisht disa herë. I dyshuari nuk gjendej në shtëpi dhe për momentin nuk dihet ku ndodhet. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e PK-së./FrontOnline/