Gjendet trupi i pajetë i mësimdhënësit që u hodh nga “Ura e Fshejt”
Është gjetur trupi i pajetë i mësimdhënësit që u hodh nga ura e “Fshejt”.
Pas gati një muaji që kur ai ishte hedhur, ekipi i kërkim- shpëtimit të FSK-së, kanë arritur ta gjejnë trupin e pajetë.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetar i komunës së Rahovecit Smajl Latifi.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se “Ekipi i Gardës së FSK-së, njësia e kërkim shpëtimit “Togu i ujërave” në krye me rreshterin e klasit të parë Naim Mala, tash e sa ditë janë në terren për të bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë, andaj i shpreh mirënjohje të thellë për angazhimin e tyre”.