Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar edhe për rastet e cilësuara si marrje me prostitucion.
Në Prizren mbrëmë rreth orës 19:00, pas një pune operative në terren janë arrestuar 2 femra,.
Sipas policisë njëra është shtetase kosovare, kurse tjetra shtetase e Shqipërisë.
“Prizren 03.02.2021 – 19:00. Pas një pune operative në terren NJDTQNJ-ja në Prizren ka arrestuar dy femra të dyshuara një kosovare dhe një shtetase e Shqipërisë. Me vendim të gjygjtarit të Gjykatës Themelore të dyshuarat pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Mundësim me prostitucion dyshohet se u bë edhe në Çagllavicë të Prishtinës.
Policia e Kosovës ka arrestuar dy femra.
“Çagllavicë, Prishtinë 25.02.2021 – 21:50. Janë arrestuar dy femra kosovare nën dyshimin se ato kanë kryer veprën e lartcekur, si prova materiale janë konfiskuar dy telefona mobilë dhe 300 euro para të gatshme. Me konsultim të prokurorit të dyshuarat janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport të Policisë së Kosovës./IndeksOnline/