Zhduket që tri ditë një vajzë nga Prizreni
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se një vajzë nga Prizreni është zhdukur qe tri ditë, teksa rastin në polici e ka lajmruar ditën e djeshme babai i saj.
Rastin në polici e ka lajmëruar babai i saj, teksa ka thënë se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.
Njoftimi i plotë i policisë:
Rr. Ernest Koliqi, Prizren, 04.03.2021-17:00. Me datë 06.03.2021 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.