Katër persona kanë mbetur të lënduar, pasi një shtëpi u përfshi nga zjarri mbrëmë rreth orës 01:00, në Mamushë.
Siç njofton policia katër persona kanë pësuar lëndime-asfiksim nga tymi, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Prizren.
Rasti është duke u hetuar
“Mamushë, 16.03.2021-01:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në rrethana të panjohura shtëpia e tij në është përfshirë nga zjarri. Njësitet policore, zjarrfikësit, dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes. Si pasojë, katër persona kanë pësuar lëndime-asfiksim nga tymi, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Prizren. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh.