Një person i moshës 37 vjeçare u dënua me burg të përjetshëm për shkak që kishte vrarë dy prindërit e tij në janar të vitit të kaluar në Kosovë. Lajmin e ka bërë të ditur ish-gazetari Shuquri Sejdijaj, duke iu referuar mediave suedeze
Vrasja ishte bërë me një armë të cilin ai ua kishte vjedhur prindërve me motivin që të zotronte pasuritë ekonomike të prindërve.
Ngjarja tragjike ka ndodhë në janar të vitit të kaluar, atëherë kur prindërit e 37 vjeçarit ishin këthyer nga vizita për krishtlindje në Suedi në shtëpinë tyre në Kosovë. 37 vjeçari i cili ishte vendosur në Kosovë nuk kishte ardhë në Suedi gjatë krishtlinjdeve por i kishte pritur kur të ktheheshin.
Duke shkarkuar celularin dhe kompjuterin e tij prokurori solli dëshmi se njëherë ai ishte përpjekë të gjejë një vrasës me pagesë por kishte vendosë më vonë që vrasjen ta bënte vet.
Gjatë senacave, 37 vjeçari i akuzuar, ka thënë se historia e sjellur nga çati dhe shtënja me armë siç e paraqet prokurori ” janë fantazi të trilluara”.
Gjykata ka konstatuar se vrasja ishte ”ekzekutim i pastër” dhe personit 37 vjeçarit i jep dënim me burg të përjetshëm.
Lajmin i plotë mund ta gjeni në linkun: https://www.dagensjuridik.se/nyheter/37-aring-mordade-sina-foraldrar-i-kosovo-doms-till-livstid/
Pa Rrotlla