Sonte në moshën 70 vjeçare, ka ndërruar jetë në Prizren ish komandanti i UÇK-së dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Esat Krasniqi, pasi kohëve të fundit ishte i sëmurë.
Lajmin për vdekjen e komandantit, Esat Krasniqi, e kanë bërë publik bashkëluftëtarë dhe miq të tij.
Esat Krasniqi, i lindur në fshatin Leskovec të Prizrenit, një jëtë të tërë ia ka kushtuar çështjes kombëtare, ndërsa është shquar edhe në luftën çlirimtare për lirinë e Kosovës./TV Prizreni