Përafqësuesi i një ndër lagjeve më të mëdha në Prizren të lagjes ArbanaZ. Iliaz Bllaca ka shprehur kritika për qeverisjen lokale në Prizren përkatësisht drejtorisë të shërbimeve punlike më poshtë ju sjellim reagimin e pa edituar.
“Gënjeshtra si mashtrim publik”
Të proklamohet se në lagjen Arbana është intervenuar në rregullimin e ndriçimit publik aq sa është militantizëm partiak është edhe “fëmijërim politik” .
Në asnjë nga rrugët e lagjes që kanë problem me ndriçim publik nuk është intervenuar ( kam informata nga qytetarët) dhe as që pritet të intervenohet.
Do të ishte krejt normale dhe e pranueshme nga qytetarët që t’u kërkohet falje që operatorët nuk po munden ta kryejnë këtë punë për shkak të gjendjes pandemike.
Sot në kohën kur drejtori i shërbimeve publike kishte orarin e takimeve me palë(qytetarë) iku nga vendi i tij i punës sepse nuk kishte çfarë t’u përgjigjej qytetarëve që ishin të shumtë.
Prandaj as unë si kryetar i lagjes nuk do të lejoj dhe as qytetarët e lagjes nuk do të pranojnë që të gënjehen nga ky person(qoftë ai edhe drejtor i një drejtorie jopërkatëse)
Qeverisje lokale më ndryshe se jo mahi! Turp!
Shkruan Iliaz Bllaca