Një person në fshatin Lubizhdë të Prizrenit është lënduar në vendin e punës.
Sipas njoftimit nga Policia, përderisa ishte duke punuar në vendin e tij të punës ka pësuar lëndime trupore.
Viktimës i është ofruar tretman mjekësor i cili më pas është liruar për në shtëpi.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërkaq rasti vazhdon të hetohet.