Një person ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur sasi të arit si dhe para të gatshme.
Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 22:24 në fshatin Samadrexhë, në Suharekë.
Siç thuhet në raport, në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe kanë kryer vjedhje e një sasie të arit dhe para të gatshme. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.