Home / Lajme / Policia ka njoftuar se në Prizren janë zhdukur një vajzë dhe një djalë i mitur.

Policia ka njoftuar se në Prizren janë zhdukur një vajzë dhe një djalë i mitur.

Policia ka njoftuar se në Prizren janë zhdukur një vajzë dhe një djalë i mitur.

Rastin e parë e ka raportuar një grua nga fshati Petrovë, e cila ka deklaruar se mbesa e saj e mitur është larguar nga shtëpia para tri ditësh dhe nuk është kthyer më në shtëpi.

“Fsh. Petrovë, Prizren 19.05.2021-15:35. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se mbesa e saj e mitur është larguar nga shtëpia para tri ditësh dhe nuk është kthyer deri më tani në shtëpi. Sipas ankueses nuk është hera e parë që e njëjta largohet nga shtëpia pa informuar familjarët”, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.

Rasti tjetër ka ndodhur në rrugën “Muhamet Qami”, në Prizren, ku nëna ka raportuar në polici se djali i saj i mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

“Rr. Muhamet Qami, Prizren 19.05.2021-23:40. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se djali i saj mitur me datën 19.05.2021 rreth orës 10:00 është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja e tij. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.

Kerko gjithashtu

Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person afër Vërmices

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një …