Një person është therur me thikë në Prizren dhe ai është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit, thuhet në raportin e Policisë.
“Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësor në Spitalin e Prizrenit, pasi që sipas tij është sulmuar fizikisht dhe më pas është therur me thikë nga një person për të i panjohur. Rasti është duke u hetuar”, njofton Policia e Kosovës.