Gjatë ditës së djeshme në Prizren është arrestuar një person, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babit të tij.
Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ku thuhet se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti ka ndodhur gjatë ditës së shtunë në Komunën e Prizrenit, rreth orës 13:40.
“Prizren 29.05.2021 – 13:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj babit të tij viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.