Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Prizren, vdes e moshuara që ishte brenda
Zëdhënës i Policisë rajonale në Prizren Shaban Osmanollaj për Rtv ‘’Besa’’ ka konfirmuar se një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në orën 3, 40 minuta në qytetin e Prizrenit.
Ku një e moshuar ka humbur jetën, pasi zjarri ka përfshirë bodrumin e shtëpisë ku kishte qenë ajo, dhe nga djegiet e pësuara nuk ka arritur të mbijetojë. Ai pohon se plaka ishte duhan pirëse dhe invalide e komunitetit rom ,dhe dyshohet se zjarri ka ardhur nga cigarje ‘’ tregon zëdhënësi Osmanollaj. Derisa Policia ka bërë me dije se rasti është duke u hetuar.“Rr. Nysret Seharsoy’’ në lahen ‘’teryi Mëhallë’. Është raportuar se një shtëpi është përfshirë nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin. Zjarri kishte përfshirë bodrumin e shtëpisë në të cilën ka qenë e moshuara viktima femër kosovare e cila si pasojë e djegieve kishte ndërruar jetë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.“Ekipi mjekësor i urgjencës e ka konstatuar se viktima ishte pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.