Diva e muzikës latine, Jennifer Lopez dhe regjisori Ben Affleck po shijojnë ditët më të mira bashkë si çift dhe për këtë nuk ka më asnjë pikë dyshimi. Ata të dy janë fotografuar duke u përqafuar me njëri-tjetrin, teksa dolën bashkë për një darkë romantike
Marrëdhënia mes Jennifer Lopez dhe Ben Affleck duket shumë serioze, aq sa artistja ka vendosur të zhvendoset pranë partnerit të saj të ri. Një burim ka treguar ekskluzivisht për “E! News” se Jennifer është gati të largohet nga Miami dhe të lërë shtëpinë e saj luksoze, ku shijoi një fundjavë të këndshme me Affleck.
Thuhet se Jennifer është zhvendosur në Los Angeles, Kaliforni, së bashku me binjakët e saj 13-vjeçarë, Emme dhe Maximilian. Personat e saj të afërt kanë thënë se ajo po planifikon që të bëj Kaliforninë shtëpinë e saj të re.
Ajo do të jetë midis L.A. dhe Hamptons këtë verë, por L.A do të jetë baza e saj. Ajo po shikon shkolla për fëmijët e saj në vjeshtë. Ajo është shumë e lumtur për këtë fillim të ri dhe për të ndjekur gjërat me Ben. Ata së shpejti do të jenë në shtëpinë e tyre Los Angeles.
Së fundmi, dyshja e njohur thuhet se janë duke diskutuar për pushimet verore. Sipas një burimi për “People” ata duan të kalojnë sa më shumë kohë së bashku me njëri tjetrin dhe për këtë ju nevojitet një udhëtim.
Burime të afërta me dyshen kanë pohuar gjithashtu për “Us Weekly” se ata po shoqërohen me njëri tjetrin por kanë vendosur të mos e emërtojnë marrëdhënien e tyre.
Ndërkaq, ish-partneri i J.Lo, Alex Rodriguez thuhet se ndihet i shokuar nga ish e fejuara, pasi është hedhur në krahët e tjetrit vetëm pak javë pasi i dhanë fund fejesës 2-vjeçare. Nga ana tjetër një burim ka thënë së fundmi për “People” se Jennifer ka ndërprerë plotësisht kontaktin me Alex-in dhe për këtë ka një arsye./TAR