Një fëmijë nga fshati Muradem i Prizrenit, për shkak lëndimeve, është dërguar me urgjencë në QKUK të Prishtinës.
Policia nuk ka dhënë detaje për rrethanat e rastit, transmeton ‘PrizrenPress’.
Raporti i policisë
Fsh. Muradem, Prizren 16.06.2021 – 18:00. Raportohet se në Spitalin Rajonal në Prizren është dërguar për ndihmë mjekësore viktima mashkull kosovar (fëmijë). Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, ai është dërguar për tretman të mëtutjeshëm është dërguar në QKUK, Prishtinë. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit.