Një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete në një motel (emër i njohur për redaksinë) në Prizren, dje në mesdite.
Sinjali merr vesh se vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes.
Përpos ekipit mjekësor, në vendngjarje kanë dalë edhe prokurori kujdestar dhe njësitet e hetuesisë, si dhe forenzika.
Trupi i pajetë, me vendim të prokurorit, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.