Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë në Vërmicë, pasi që i njëjti i kishte ofruar ryshfet një zyrtari policor.
Siç njofton Policia, ai i kishte ofruar para zyrtarit, më qëllim që t’i lejojnë hyrjen në Kosovë, bashkëshortes së tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti u ka ofruar 10 euro ryshfet zyrtarëve policor me qëllim që t’i lejojnë hyrjen në Kosovë bashkëshortes së tij e cila kishte ndalesë hyrje në Kosove për pesë vite”, thuhet në njoftim.
Policia shton tutje se Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.