Një person i mitur është plagosur me armë të gjuetie në fshatin Glloboqicë të Komunës së Dragashit.
Katër të mitur, dy vajza dhe dy djem, të afërm mes vete po qëndronin në një dhomë kur njëri prej tyre u plagos rëndë.
Kështu bëri të ditur për Express, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj
“Ai ka marrë lëndime në pjesën e gjoksit, ku më pas është dërguar nga familjarët në QKMF në Dragash e më pas dhe është dërguar në trajtim kirurgjik në Prizren”, tha Osmanollaj.