Gjendet i vdekur pjesëtari i Policisë së Kosovës në Prizren
Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Bafti Mehmeti është gjetur pa shenja jete në një fushë të hapur ë fshatit Tupec të komunës së Prizrenit.
Sipas burimeve në PK, i ndjeri ka pasur problem shëndetësore.
Mehmeti ka qenë punonjës në stacionin Policor Prizren.
Kurse, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi i emergjencës.