Home / Lajme / Përleshje mes familjarëve në Prizren, 19-vjeçari dyshohet se theri me thikë kuzhine axhën dhe kushëririn e tij

Përleshje mes familjarëve në Prizren, 19-vjeçari dyshohet se theri me thikë kuzhine axhën dhe kushëririn e tij

Një përleshje mes disa familjarëve ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:30 në rrugën “Ramadan Zaskoci”, në Prizren.

Si pasojë e kësaj përleshjeje, dy vëllezër kanë mbetur të therur me thikë.

Gazeta Sinjali merr vesh se në këtë rast janë të përfshirë: Sh. K. (51 vjeçar), djali i tij D. (28-vjeçar) dhe Z. K. (43-vjeçar), si dhe djali i tij, Lirimi (22-vjeçar).

Një burim brenda Prokurorisë Themelore në Prizren i ka thënë Sinjalit se të dyshuari ishin fjalosur mes vete për motive të ulëta mes familjeve.

Rrahja e tyre kishte filluar me grushte dhe shqelma, derisa L. me një thikë kuzhine dyshohet se ka goditur axhën e tij, Sh. dhe djalin e axhës së tij, D., duke ju shkaktuar lëndime trupore.

Nga kjo përleshje, lëndime trupore përveç katër të lartcekurve, kanë pësuar edhe A.K. (18-vjeçare) dhe G.K. (12-vjeçare), vajzat e Z..

Policia ka arrestuar katër të dyshuarit për këtë rast, dy prej të cilëve, Sh.dhe djali i tij, D., janë duke u trajtuar ende në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Sinjali merr vesh se të dy janë jashtë rrezikut për jetë dhe se janë në mbikëqyrjen 24-orëshe të policisë.

Ky burim i ka thënë gazetës se prokurorja e rastit ka urdhëruar që katër të dyshuarit të ndalohen për 48 orë, derisa thika e kuzhinës e cila dyshohet se është përdorur nga 19-vjeçari, është konfiskuar si provë materiale.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Kerko gjithashtu

Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person afër Vërmices

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një …