Home / Lajme / Policia ndërhyn në një dasmë në Prizren

Policia ndërhyn në një dasmë në Prizren

Policia e Kosovës në rajonin e Prizrenit kishte marrë informatën dje se në fshatin Gjonaj të Prizrenit janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Kësisoj gjatë patrullimit në atë lokacion u gjetën prova se i dyshuari A.T, i lindur në vitin 1996 kishte shkrepur disa herë në ajër me arsyen se kishte aheng familjar (dasmë).

“Policia informoj prokurorin kujdestar dhe në cilësinë e provës materiale sekuestroj një armë Pistoleta “Ekol Special 99”,shtat ( 7 ) copa fikesh dhe pese 5 gëzhoja te kësaj arme dhe një karikator të zbrazët. Rasti po trajtohet në procedurë të rregullt hetimore”.

Poashtu është apeluar tek qytetarët që në rastet e festave apo ahengjeve familjare të mos përdoren armë zjarri të cilat cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe prishin rendin dhe qetësinë publike

Kerko gjithashtu

Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person afër Vërmices

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një …