Një person është gjetur i varur në fshatin Studençan të Suharekës.
Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
Ai ka thënë se në mesditë, Policia ka marrë informatën se një person është gjetur pa shenja jete. Sipas tij, viktima është mashkull 51 vjeçar.
“Rasti ka ndodhur rreth orës 15:05. Kemi pranuar një informacion prej qendrës së mjekësisë familjare se një person është pa shenja jeta. Dyshimet e para janë se ai ka bërë vetëvrasje pasi është gjetur nga familjarët i varur në litar. Viktima është i gjinisë mashkullore, i lindur në vitin 1970”, ka thënë Osmanollaj, derisa ka shtuar se rasti po cilësohet si vdekje e dyshimtë.