Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, rreth 05:50, Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Dragash.
Ai kishte sulmuar fizikisht të birin e tij dhe pastaj kishte dëmtuar dyert e shtëpisë me sopat, transmeton Indeksonline.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Indeksonline/