Një aksident trafiku mes një furgoni dhe një traktori ka ndodhur sot në Prizren, në fshatin Atmaxhë të Prizrenit.
Si pasojë e aksidentit, shoferi i traktorit ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Rastin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia e Kosovës dhe kanë thënë se deri te aksidenti ka ardhur nga mospërshtatja e shpejtësisë dhe mosfunksionimi i sistemit të pajisjeve për sinjalizime nga ana e traktorit