Policia e Kosovës ka arrestuar një ish-zyrtar policor, i cili dyshohet se ka kërcënuar ish-bashkëshorten dhe babain e saj, në Prizren.
Rastin për Sinjalin e kanë konfirmuar nga Prokuroria Themelore në Prizren.
Ish-polici me inicialet V.H., sipas Prokurorisë në Prizren është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Referuar kërkesës tuaj, Prokuroria Themelore në Prizren ju njofton se, i dyshuari V.H., me urdhër të prokurorit është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 181 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.
I dyshuari është nga fshati Lubizhdë i Prizrenit.