Kuvendari nga Prizreni në radhët e AAK-së ia ka numëruar të gjitha të bërat dhe të pa bërat e kryetarit të Prizrenit Mytaher Haskuka,më poshtë ju sjellim reagimin pa ndërhyrje.
- Ke qeverisë me Klanin Mafioz dhe pijanecat e profiterët Levent Kasemi, Krenare Koqi, Visar Shehu etj. ku kjo bandë ka vendos me u ble edhe një saksi me lule.
- Ke punësu qika të agjës (vetë e ke pranu). Shefja jote, Krenare Koqi e ka punësu motrën në projekt dhe të gjitha shoqet e veta në Komunë e arsim – plus ka dhënë tendera për dajt e vetë.
- Ke dhanë tender 999 euro për karrige të parkut… me dhjetëra tendera publik i ke manipulu.
- Ke bo drejtora të shkollave bagjanake te dostave tu politik
- Për 4 vjet, 10 gropa si kë mshel e semaforat kryesor kurre stë kan punu n’qytet….
- Për 4 vjet, si u bo e Premte, ke ik n’Prishtine shpesh edhe n’Stamboll…
- Prizreni u kallke prej zjarreve n’fusha ti shkojshe në Turnir të futbollit në Antalya
- 80 % i takimeve protokolare me dosta dhe shoqata nga Turqia
- Ke humb përkrahjen edhe të Lëvizjes – ish partisë tënde dhe të krejt partive tjera në Kuvend
10.Tenderi 1.6 miljon euro me dokumentë të fallsifikuara dhe njerëzit janë në parburgim ti vazhdon tenderin
11.Punësim të familjarëve, të vartësve të juaj sa të duash.
- Për 4 vjet ke ndrru 27 drëjtorë.
- 4 vjet mandate, të gjithë drejtorat e shkollës i ke me u.d. në kundërshtim me ligjin.
- Suficit enorm, për çdo vjt, deri në 12 miljon euro në vjt.
- Shkolla e Muzikes që kurr nuk u ndërtuar edhe caktimi i lokacionit u bë me shkelje ligjore…
- Tendera të kurdisur me mbi 100 lënd ne OSHP
Edhe nja 30 pika tjera jane që ti jo që nuk fiton pa balotazh, po ai votus që të voton ty, ja është pa vetëdije, ja ja blen voten…