Home / Lajme / Një polic ka marrë lëndime gjatë arrestimit të një të dyshuari në Prizren.

Një polic ka marrë lëndime gjatë arrestimit të një të dyshuari në Prizren.

Sipas njoftimit, polici ka marrë tretman mjekësor, derisa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Rr. Rrustë Kabashi, Prizren 17.09.2021-20:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi është ndaluar me veturën të cilën ishte duke drejtuar, i njëjti nuk ka përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë dhe gjatë ballafaqimit-arrestimit, njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Kerko gjithashtu

Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person afër Vërmices

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një …