Me qëllim të zbatimit dhe mbajtjes së sigurisë në komunikacionin rrugorë, njësitë e policisë se trafikut rajonal në Prizren kanë realizuar aktivitetin për parandalimin e aksidenteve dhe shkeljeve tjera në komunikacion duke realizuar planin operativ ‘Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes’.
Sipas policisë, realizimi i këtij plani është implementuar në rrugët e magjistrale, rajonale në rajonin e Prizrenit, ku gjatë zbatimit të detyrave, zyrtarët policor për përdorimit e celularit kanë ndaluar dhe kontrolluara transportin Publik (autobus, automjete dhe taksi).
Në kuadër të kësaj, janë shqiptuar gjithsej 154 gjoba, 4 gjoba për mos-vendosje të maskës mbrojtëse dhe 13 gjoba për mosrespektim të orarit të lëvizjes konform Vendimit të Qeverisë.
Aktivitete të tilla, përdorimi i telefonit si dhe për kundërvajtje tjera ne komunikacion e si: për tejkalim të shpejtësisë tejkalimi në vijë të plotë, do të këtë në vazhdimësi.
Polica bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që t’iu përmbahen dhe t’i respektojnë rregullat në trafik, me qëllim të krijimit te sigurisë në komunikacionin rrugor për të gjithë!
“Në të kundërt ndaj shkelësve te ligjit do te jen te pa kompromis”, thotë policia.