Një grua në Prizren ka raportuar në Policinë e Kosovës se i janë zhdukur tre djemtë e saj të mitur.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 09:00, ku viktima femër shqiptare ka raportuar se tre djemtë e saj të mitur, meshkuj-kosovar, kanë dalur nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre.
Rasti është duke u hetuar ende nga policia.
Njoftimi i plotë:
Rr. Beteja e Kabashit, Prizren, 26.03.2022-09:00. Viktima femër shqiptare ka raportuar se tre djemtë e saj të mitur viktimat meshkuj kosovar kanë dalur nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre. Rasti nën hetime.