Një burrë ka njoftuar policinë se pas një mosmarrëveshje verbale, është sulmuar fizikisht nga djali i tij.
Sipas policisë, rasti i cili ka ndodhur në Prizren, është duke u hetuar nga njësitë relevante.
“Prizren, 06.04.2022 – 12:00. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje verbale, është sulmuar fizikisht nga djali i tij i dyshuari mashkull kosovar.
Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.