Lagja „Ortakoll“, “Arbana“ dhe rruga „Ulqini“ nesër me reduktime të ujit
HIDROREGJIONI JUGOR NË PRIZREN njofton konsumatorët se për shkak të punimeve që janë duke u zhvilluar nga operatori ekonomik “K Ing” në rrugën “Trepça”, projekt i financuar nga KRU “Hidroregjioni Jugor”, Sh.a, do te bëhen intervenime të domosdoshme në rrjet prandaj do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë me date 14.04.2022, prej h 09:30 ÷ 12:30, në këto zona te qytetit të Prizrenit:
• Lagja „Ortakoll“,
• Lagja „Arbana“- pjesa e epërme,
• Rr. „Ulqini“,
Me përfundimin e punimeve, do të rikthehet furnizimi i rregullt me ujë.
Ju falenderojmë për mirëkuptim!
KRU