Policia e Kosovës e ka arrestuar një shtetas të Serbisë, të dielën, në pikën kufitare në Vërmicë, pasi në dokumentet e udhëtimit kishte futur një kartëmonedhë prej 5 eurosh.
Kjo, nga policët kufitar është vlerësuar si vepër e korrupsionit.
Sipas njoftimit policor, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari, shtetas i Serbisë pasi i njëjti në pikë kufitare, në mesin e dokumenteve të tij të udhëtimit kishte futur një kartëmonedhë prej 5€ . Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor të hënën.