Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës, të hënën, se një person i panjohur ia ka sulmuar seksualisht vajzën.
Sipas njoftimit policor, viktima është e mitur, derisa ende nuk ka të arrestuar për rastin.
“Ankuesja ka informuar se një person i panjohur, ka sulmuar seksualisht vajzën e saj (e mitur). Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.