Arrestohet mësuesi i dyshuar për pedofili në Prizren
Policia në Prizren ka arritur që ta arrestojë, ish-arsimtarin nga Prizreni, F.K, 76-vjeçar i cili është i dyshuar për pedofili.
I njëjti me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
“I dyshuari është arrestuar sot në Prizren, gjithçka ka qenë në koordinim me Prokurorinë dhe janë duke u kryer veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast. I njëjti me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, tha Gashi.