Hungaria të mërkurën do ta hap Konsulatën e Nderit në qytetin e Prizrenit.
Në këtë ceremoni prezent do të jënë edhe përfaqësues të Qeverisë së Hungarisë, Qeverisë së Kosovës dhe përfaqësues të komunave të rajonit jugor të Kosovës.
Me hapjen e Konsullatës së Nderit në Prizren e cila prite të hapet gjatë ditës së mërkur, Hungaria do të jetë vendi i dytë që sjellë përfaqësuesit e saj në qytetin historik të Prizrenit, raporton TV Prizreni.
Kjo do të jetë agjenda:
15:45 – 16:15 Ceremonia e hapjes së Konsullatës së Nderit të Hungarisë në Prizren, vendi: Rr. Palë Paluca nr. 83, 20 000, Prizren
16:15 – 16:30 Nisja në këmbë për në kopshtin e Katedrales e Zojës Ndihmëtare së Prizrenit, më pas duke kurorëzuar bustet të János Hunyadit dhe Skënderbeut.
16:30 – 17:00 Nisja në këmbë për në Hotel Centrum në Prizren dhe dolli për hapjen e Konsullatës së Nderit të Hungarisë në Prizren.
Bëhet e ditur nga zyra për marrëdhënie me publikun të Konsullatës së Nderit të Hungarisë në Prizren.