Home / Lajme / Sulmon motrën fizikisht në Prizren, arrestohet dhe dërgohet për trajtim psikiatrik

Sulmon motrën fizikisht në Prizren, arrestohet dhe dërgohet për trajtim psikiatrik

Një person është arrestuar të hënën rreth orës 17:00 në Prizren, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht motrën e tij.

Si pasoj e sulmit fizik, viktima ka pranuar tretmanin mjekësor.

Edhe të dyshuarit iu është ofruar trajtim psikiatrik pasi që sipas familjarëve është agresiv.

“Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Kerko gjithashtu

Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person afër Vërmices

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një …