Arrestohen pesë persona në Prizren, konfiskohen armë e kokainë
Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të dyshuar për përfshirje në veprimtari penale.
Policia pas mesnate ka ndaluar një veturë për kontrollë, në të cilën ishin tre persona ku gjatë kontrollit në veturë janë gjetur e konfiskuar dy armë dhe marihuanë.
“Patrullat policore nga Njësia e Reagimit të Shpejtë Prizren dhe hetuesit e Njësisë së Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik Prizren, pas mesnate, datë 11.05.2022, kanë ndaluar për kontroll një veturë me targa vendore. Në veturë ishin tre persona: E.T., (viti i lindjes 1997, mashkull kosovar), T.L., (viti i lindjes 2002, mashkull kosovar) dhe V.S., (viti i lindjes 199, mashkull kosovar). Gjatë kontrollit të veturës janë gjetur dy armë dhe një sasi substance që dyshohet të jetë marihuanë”, thuhet në njoftim.
Po ashtu Policia ka kontrolluar një lokal e një banesë në Prizren, ku gjatë kontrollit është gjetur një armë tjetër zjarri dhe tetë qese me substancë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë dhe një qese që dyshohet të jetë kokainë.
Gjithashtu Policia ka konfiskuar si dëshmi një peshore elektrike, një foli alumini për mbështjellje të narkotikëve dhe një pako letra “rizlla”.
“Ndaj të dyshuarve iniciohen rastet penale: ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave psikotrope dhe analoge’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’. Pas intervistimit në prezencë të avokatëve mbrojtës, pesë të dyshuarit me aktvendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë”, thuhet në njoftim