Home / Lajme / Suharekë: Punëtori rrëzohet nga shtëpia ku po punonte, thyen dy këmbët

Suharekë: Punëtori rrëzohet nga shtëpia ku po punonte, thyen dy këmbët

Një punëtor është rrëzuar nga një shtëpi në të cilën ishte duke punuar në fshatin Gelancë të Suharekës, dje, rreth orëve të mbrëmjes.

Sinjali mëson se viktima është rrëzuar aksidentalisht derisa ishte duke punuar në një shtëpi, me ç’rast ka pësuar frakturë në të dy këmbët, për çka është dërguar fillimisht në QKMF e më pas është transferuar në Spitalin rajonal të Prizrenit.

Sipas burimeve të Sinjalit viktima që pësoi lëndime është M.K., 57-vjeçar.

Pas marrjes së informacionit, njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes, bashkë me inspektorët për të bërë ekzaminimet e nevojshme, ndërsa rasti është iniciuar si “lëndim aksidental”.

Kerko gjithashtu

Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person afër Vërmices

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një …