Home / Bota / I ngacmoi të dashurën kamariere, i riu vret 40-vjeçarin, baba i dy fëmijëve

I ngacmoi të dashurën kamariere, i riu vret 40-vjeçarin, baba i dy fëmijëve

Një 28-vjeçar ka vrarë për vdekje me thikë një 40-vjeçar, në orët e para të mëngjesit sot në ishullin grek Chios.

Sipas medieve greke autori ka sulmuar me thikë viktimën për arsye xhelozie.

Për pasojë i riu ra në prangat e policisë, ndërsa pak më herët pranoi krimin, duke thënë se vrau 40-vjeçarin sepse ky i fundit i ka ngacmuar të dashurën. vrasja ka ndodhur në lokalin bar-kafe ku autori punonte me të dashurën e tij.

Viktima kishte shkuar për të konsumuar alkool në lokalin ku dyshja punonte dhe teksa ishte duke pirë, sipas dëshmitarëve që ndodheshin atje, ka nisur të ngacmojë të dashurën e autorit teksa ajo u ka shërbente pijeve klientëve të lokalit.

Më pas ka nisur një përplasje verbale mes viktimës dhe autorit , për pasojë mes tyre ka ndodhur dhe sherri, ku 28-vjeçari Tedis Micos ka marrë thikën dhe ka plagosur për vdekje 40-vjeçarin.

Viktima Chrysovalantis Alexandris është baba i dy fëmijëve. Burri fatkeq u zgjodh këshilltar lokal në fshatin e tij në vitin 2010./TEMA

Kerko gjithashtu

Adem Demiri, polici hero nga Kosova që arrestoj mbrëmë terroristët në Vjenë

Adem Demiri është polici me prejardhje nga Kosova i cili mbrëmë u bë hero i …