Një person është gjetur pa shenja jete të shtunën në Prizren pasi fqinjët e tij kanë raportuar se ai nuk është parë për tre ditë dhe se nga banesa e tij kundërmon erë.
Njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe kanë thyer derën e banesës së viktimës.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, vdekja e tij është konstatuar nga mjeku, ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti vazhdon të hetohet./Koha