Home / Lajme / Prizrenasi del ta shes armën e zjarrit në pikë të natës, sulmon me shishe qelqi një person që refuzoi ta blejë

Prizrenasi del ta shes armën e zjarrit në pikë të natës, sulmon me shishe qelqi një person që refuzoi ta blejë

Një ngatërresë mes dy personave ka ndodhur pas mesnate, në rrugen “Sinan Thaqi”, në Prizren. Përleshja, motivi i së cilës dyshohet të jete një mosmarrëveshje për armë, ka eskaluar në konflikt fizik.

Rasti dyshohet te ketë derisa viktima ka qenë duke kaluar rrugën, kur papritmas është ndaluar nga një i dyshuar, i cili ia ofroi për shitje një armë të zjarrit.

Në deklaratën e dhënë në Polici, viktima ka deklaruar se në momentin që refuzoi ta blejë armën e zjarrit, i dyshuar e sulmoi me shishe qelqi në kokë dhe iku.

Si pasojë e lëndimeve, i riu ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa Policia ka nisur hetimet për identifikimin e sulmuesit.

Kerko gjithashtu

Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person afër Vërmices

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një …