KBF Bashkimi ka triumfuar përsëri në Superkupën e Kosovës për femra, duke e mposhtur KBF Pejën 03 me rezultatin 68-49.
Ndeshja e zhvilluar në palestrën sportive “Karagaçi” në Pejë, përfundoi me dominimin e Bashkimit, që e siguroi kështu tripletën në këtë garë.
Caterrion Thompson u shpall MVP e ndeshjes për performancën e saj të shkëlqyer, duke kontribuar në mënyrë të rëndësishme në suksesin e ekipit.
Kjo fitore forcon pozitat e Bashkimit si një nga ekipet më të forta në basketbollin e femrave në Kosovë.