Home / Bota / Hapet shkolla shqiptare në Londër

Hapet shkolla shqiptare në Londër

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Lideri Politik për Diasporën i Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë pjesëmarrjes në hapjen e një shkolle të re shqiptare në Bexleyheath, Londër, deklaroi se synimi i qeverisë shqiptare është zgjerimi i rrjetit të shkollave dhe klasave shqipe në diasporë.

Balla deklaroi se ka më shumë se 7,000 nxënës që mësojnë shqip në shumë qytete të Mbretërisë së Bashkuar, dhe ky përpjekje është një hap i rëndësishëm për ruajtjen dhe përhapjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare për brezat e ardhshëm.

Sipas Ballës, mbështetja me tekste shkollore shqip dhe programi i ri “Mësuesit për Diasporën” do të ndihmojë në rritjen e numrit të shkollave/klasave në gjuhën tonë të bukur shqipe.

Kerko gjithashtu

Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person afër Vërmices

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një …